Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetvaja nr. 1/17942
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Një grua përdori pilula për të parandaluar periudhën e saj menstruale gjatë haxhit dhe për shkak të kësaj cikli menstrual i saj ndryshoi nga siç ishte zakonisht. Cikli i saj zakonisht zgjaste tetë ditë, por tani gjaku i rikthehet tre ditë pasi ajo të pastrohet dhe kjo qëndron për një ose dy ditë, pastaj ajo pastrohet.
Gjaku i cili rikthehet pas përfundimit të periudhës normale menstruale, a konsiderohet si gjak menstrual apo istihadah (çrregullim)? Gjithashtu, duhet ditur se ajo agjëroi këto ditë gjatë Ramazanit (duke menduar se është çrregullim). Prandaj, a duhet t’i kompensojë këto ditë që i ka agjëruar gjatë kësaj periudhe për shkak se ajo mund të ketë qenë në periudhën menstruale (nëse konsiderohet e tillë), apo nuk duhet bërë fare kompensimin e këtyre ditëve?
Përgjigje: Është shumë e mundshme që ajo ka menstruacione edhe gjatë këtyre ditëve dhe ajo duhet t’i kompensojë ato ditë që i ka agjëruar në atë gjendje.
Allahu na dhëntë sukses. Salavatet dhe selamet qofshin mbi profetin tonë Muhammed, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.