Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Shejkh i nderuar! Përse agjërimi është veçuar ndër të gjitha adhurimet e tjera.
“…përveç agjërimit, ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të.”
Përgjigje: Agjërimi është favorizuar mbi gjitha veprat e tjera sepse agjërimi është ndërmjet robit dhe Zotit të tij, agjërimin nuk mundet ta shohë askush përveç Allahut, ndryshe nga të gjitha veprat e tjera që shihen dhe dëgjohen dhe mund të ketë syefaqësi në to. Ndërsa syfaqësia nuk mundet të hyjë në agjërimin sepse agjërimi është ndërmjet robit dhe Zotit të tij, dhe askush nuk e di se ky person është duke agjëruar saqë nëse sheh dy persona, njëri është agjërueshëm dhe tjetri jo. Ajo që i ndan këta dy është nijeti, dhe ky nijet është mes personit dhe Zotit të tij -subhanehu ue te ala-.
Hadithi i plotë është:
Transmeton Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- tregon se profeti ﷺ ka thënë:
“Allahu -azze ue xhel- ka thënë: Çdo vepër që bën biri i Ademit i shumëfishohet shpërblimi i saj dhjetë deri në shtatëqind shpërblime përveç agjërimit, ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të. Ai lë dëshirat e tij dhe ushqimin për hirin Tim.“
Transmeton Bukhari (1894), Muslimi (1151).