Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nëse agjërimi vështirësohet gjatë udhëtimit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fataua Arkanul-Islam, fq. 403

http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_18009.shtml

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është vendimi në lidhje me agjërimin e një udhëtarit nëse agjërimi i vështirësohet?

Përgjigje:  Nëse atij i vështirësohet, atëherë agjërimi është i papëlqyeshëm (mekruh).

Profeti ﷺ pa një njeri që ishte nën hije dhe njerëzit u mblodhën rreth tij.

Profeti ﷺ tha: ”Çka është kjo?”

Ata thanë: ”Ai po agjëron.”

Profeti ﷺ tha:

 ”Nuk është prej bamirësisë agjërimi në udhëtim.” (Bukhari 1946, Muslimi 1115).

Por nëse është shumë e vështirë duhet prishur agjërimin. Kur njerëzit u ankuan tek i dërguari se agjërimi u ishte bërë shumë i vështirë atyre,

ai ﷺ e prishi agjërimin. Pastaj atij ju bë me dije se disa ende agjëronin dhe ai ﷺ tha:

 Këta janë të pabindur, këta janë të pabindur.” (Muslimi).

Për ata që nuk gjejnë vështirësi në agjërim është më mirë të agjërojnë. Ky është pasimi i të dërguarit ﷺ pasi që ai e kishte zakon të agjëronte.

Ebu Derda (radija Allahu anhu) ka thënë: 

Ishim me të dërguarin e Allahut gjatë një udhëtimi në Ramazan. Ishte jashtëzakonisht kohë e nxehtë. Asnjë prej nesh nuk agjëronte përveç të dërguarit të Allahut dhe Abdullah bin Rauaha.” (Bukhari 1945 dhe Muslimi 1122).

Shpërndaje: