Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Nur alad-Darb (246)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi i agjërimit të ditës së Arafatit duke pasur për qëllim kompensimin e një dite të mbetur të Ramazanit?
Përgjigje: Agjërimi i ditës së Arafatit është sunnet i vërtetuar dhe ka një virtyt të madh.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Shpresoj që Allahut të m’i falë mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm.”
Transmeton Tirmidhi, hadithi është autentik sipas Albanit në Sahih Et-Terghib Uet-Terhib.
Nëse agjëron nafile, ke vepruar mirë. E nëse agjëron ditë të mbetura të Ramazanit, dhe dita e Arafatit është njëra prej tyre, nuk të keqe në këtë. Shpresoj që të shpërblehet për ditët e mbetura të Ramazanit edhe për ditën e Arafatit. Po.