Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Agjërimi i ditës së Arafatit në ditën e premte

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/13717

 Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kam agjëruar ditën e Arafatit e cila ishte në ditën e premte pa agjëruar ditën e enjte para saj. A kam bërë mëkat?

Përgjigje: Unë shpresoj se ti nuk ke bërë mëkat. Qëllimi yt nuk ishte të agjërosh mu këtë ditë, por ti agjërove sepse ajo ishte dita e Arafatit. Megjithatë, është më e sigurt për ta agjëruar ditën e enjte para së premtes sepse i dërguari ﷺ ndaloi personin i cili dëshirojë të agjërojë agjërim vullnetar të agjërojë vetëm ditën e premte. Pra siç u tha është më e sigurt për të agjëruar ditën e enjte përpara të premtes edhe pse ti ke për qëllim të agjërosh vetëm ditën e Arafatit. Megjithatë, është më e sigurt për besimtarin që t’i kushtojë rëndësi të madhe që të përputhet me profetin ﷺ dhe t’i nënshtrohet urdhrave të tij. Megjithatë, nuk është e lejuar për të agjëruar vetëm ditën e premte për hir të virtytit të kësaj dite. Këtë e ka ndaluar i dërguari ﷺ. Megjithatë, unë shpresoj që nuk është mëkat nëse agjëron vetëm ditën e premte për shkak se dita e Arafatit bie në atë ditë. Megjithatë, është më e sigurt dhe më e arsyeshme që të agjërohet edhe dita e enjte para ditës së premte.

Shpërndaje: