Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Nur alad-Darb
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! Kam dëgjuar se nuk lejohet kompensimi i ditëve të humbura të Ramazanit pas gjysmës së muajit Sha’ban, a është transmetuar kjo?
Përgjigje: Kjo është gabim. Ndalohet agjërimi vullnetar.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Kur të ketë kaluar gjysma e muajit Sha’ban, mos agjëroni deri në Ramazan!”
Kjo është transmetuar. Ndërsa sa i përket agjërimit të ditëve të humbura nga Ramazani i kaluar, pasi që Ramazani nuk ka filluar ende, ato mund të kompensohen deri sa të fillojë Ramazani i ardhshëm.