Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (19/43)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Ne e kemi lexuar fetvanë tuaj në “Fataua Islamijjeh”, që shikimi (i hënës së re) në një vend nuk obligon vendet e tjera që të veprojnë në përputhje me ta. A vlen kjo edhe për hënën e re të Dhul-Hixhes (kurban bajramit)?
Përgjigje: Shfaqja e hënës së re dallon nga vendi në vend si në Ramazan ashtu edhe jashtë tij. Gjykimi është për çdonjërin vend. Megjithatë, unë mendoj se njerëzit duhet të unifikohen rreth një gjëje të vetme. Ata duhet të pasojnë udhëheqësit e komunitetit musliman në vendet kufare. Kjo është – nëse do Allahu – çështje që ka tolerim sepse disa dijetarë thonë se kur hëna e re të jetë parë në një vend Islamik pavarësisht nga cili kontinent, e gjithë bota Islame duhet t’i pasojë.