Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Agjërimi i personit me sëmundjen e astmës

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (19/210)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Disa të sëmurë me astmë duhet të përdorin inhalatorët gjatë agjërimit. Cili është gjykimi për këtë?

Përgjigje: Kapsulat e përdorura nga astmatikët e prishin agjërimin sepse ato kanë sasi që depërton në stomak. Agjëruesi nuk duhet t’i përdorë ato në Ramazan, përveç nëse e ka të domosdoshme. Nëse është i detyruar t’i përdorë ato, ai e bën këtë, ha dhe pi në pjesën tjetër të ditës dhe e kompenson atë ditë më vonë. Dhe nëse sëmundja është kronike dhe e përhershme, ai ka të njëjtin gjykim sikurse të moshuarit, ai e ushqen një të varfër për çdo ditë që nuk ka agjëruar dhe nuk e ka obligim të agjërojë.

Një lloj tjetër ilaçesh është inhalatori me gaz. Ai përbëhet vetëm nga ajri që zgjeron rrugët e frymëmarrjes dhe lehtëson frymëmarrjen. Ai nuk e prish agjërimin. Me këtë që thamë, agjëruesit i lejohet ta përdorë atë dhe agjërimi i tij është i saktë.

Shpërndaje: