“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Agjërimi i personit të sëmurë nga zemra

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (1/126)

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Është një burrë i sëmurë nga zemra, zemra e të cilit punon vetëm për një pjesë të vogël. Ai ka nevojë për ilaçe të vazhdueshme apo më saktë të them çdo tetë apo gjashtë orë. Ai i lejohet atij që ta braktis agjërimin?

Përgjigje: Ai nuk ka nevojë që të agjërojë. Ai në vend të kësaj duhet t’i jap ushqim një personi të varfër për çdo ditë. Një alternativë është që ai të jep një të katërtën e Sa’a’1 oriz çdo personi dhe nëse ai i jep atij edhe mish kjo është edhe më mirë.

Një tjetër alternativë është që ai t’i ftoj ata për darkë natën e fundit të muajit ose në drekë të nesërmen. Të dyja janë të lejuara.


1 Imam Salih el-Feuzan ka thënë:

“Një gjysmë Sa’a është e barabartë me 1 kg e gjysmë.” (El-Muntaka (5/119)).

Shpërndaje: