Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%2013425
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një grua e moshuar nuk është në gjendje që të agjërojë për shkak të sëmundjes. Çka duhet të bëjë ajo?
Përgjigje: Nëse sëmundja është kronike, ajo duhet të ushqejë një person të varfër për çdo ditë. Ajo nuk ka nevojë të agjërojë.
Allahu (xhela ue ala) ka thënë:
“Ata që kanë vështirësi për të agjëruar duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi.” El-Bekare, 2:184
Kjo vlen për personin e shtyrë në moshë dhe atë me sëmundje kronike. Të dy duhet të japin ushqim për çdo ditë. Ata duhet të japin 1 kg e gjysmë ushqim. Kjo është një gjysmë Sa’a. Kjo do të thotë të japësh 45 kg nga ushqimet e vendit për një muaj të tërë. Kjo e zëvendëson agjërimin.