Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Agjërimi i shoferit të kamionit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (1/141-142)

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Si agjëron një person i cili është vazhdimisht në lëvizje sikurse shoferët e kamionëve?

Përgjigje: Allahu (te ala) ka sqaruar dispozitën e kësaj çështje:

Ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë më vonë aq ditë sa nuk i ka agjëruar.” 2:185

Përderisa shoferi i kamionit udhëton, atij i lejohet të praktikojë të gjitha lehtësimet e udhëtimit sikurse shkurtimin e namazeve, bashkimin e namazeve, mos agjërimin gjatë Ramazanit dhe të dhënit mes’h çorapeve për tre ditë.

Në bazë të kësaj ai mund të përmbahet nga agjërimi nëse është gjithmonë në lëvizje në kamionin e tij. Përderisa ai ka shtëpi dhe familje tek të cilët shkon, ai konsiderohet të jetë udhëtar kur e le shtëpinë dhe familjen. Bazuar në këtë atij i lejohet të bëjë atë që udhëtari bën. Allahu foli në mënyrë të pakufizuar kur tha:

“Por nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose duke udhëtuar (e nuk agjëroi), le të agjërojë më vonë aq ditë. 

Ai nuk i kufizoi fjalët me diçka. Atë që Allahu dhe i dërguari i Tij ﷺ përmend në mënyrë të pakufizuar duhet të praktikohet pa kufizim.

Nëse ai pyet se si të veprojë kur ai është gjithmonë në udhëtim, dimrit dhe verës? Ne i themi atij se duhet të agjërojë Ramazanin kur ai është në shtëpi, ndërsa dhe kur ai nuk është në shtëpi ai konsiderohet të jetë udhëtar dhe nuk është i detyruar të agjërojë. Përveç kësaj unë mund t’i them atij se ai ka një përparësi shumë të madhe sepse ai mund të agjërojë gjatë dimrit kur ditët janë të shkurtra në vend të verës kur është më së ngrohti. Kjo është më e lehtë për ty se sa të agjërosh kur udhëton gjatë këtyre udhëtimeve të gjata dhe të nxehta, dhe Allahu e di më së miri.

Shpërndaje: