Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Agjërimi i të sëmurit

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
El-Mufid fi Mexhelis Shehr Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

O muslimanë! Mëso arsyet e mëposhtme që lejojnë mosagjërimin e Ramazanit:

1 – Sëmundja

Është e ligjësuar për të sëmurin i cili rëndohet nga agjërimi që ta braktis agjërimin. Kur Allahu e shëron atë, ai i kompenson ditët që është i detyruar t’i agjërojnë.

Allahu (subaneh) ka thënë:

”Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar.El-Bekare, 2:185

Profeti ﷺ ka thënë:

”Allahu do që lehtësimi i Tij të praktikohet në të njëjtën mënyrë siç Ai urren që mëkati i tij të veprohet.” 1

Kushti është që agjërimi ta rëndojë agjëruesin. Nëse ai nuk e mundon atë, nuk i lejohet që ta braktis agjërimin për shkak se ai nuk konsiderohet të jetë i arsyetuar.

Nëse mjekët e besuar i japin pacientit diagnozën se ai vuan nga një sëmundje kronike, ai nuk detyrohet të agjërojë e as ta kompensojë agjërimin. Në vend të kësaj ai është i obliguar që t’i japë rreth 1 ½ kg ushqim një personi të varfër për çdo ditë që ai nuk e agjëron.

Është e lejueshme që të paguajë tërë kompensimin e plotë përnjëherë pavarësisht nëse kjo bëhet në fillim të muajit, në fund të muajit apo gjatë muajit. Ushqimi mund t’i jepet një personi të varfër ose disa personave.


1 Ahmedi (5866), Bejhaki (5201) dhe të tjerët. Autentik sipas omam Albanit në  ”Irua-ul-Ghalil” (564).

Shpërndaje: