Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Agjërimi i udhëtarit

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
El-Mufid fi Mexhelis Shehr Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

O muslimanë! Mëso arsyet e mëposhtme që lejojnë mosagjërimin e Ramazanit:

3 – Udhëtimi

Kjo është në zgjedhjen e udhëtarit, nëse ai dëshiron të agjëroj apo jo. Argumentet e sheriatit siç duket nënkuptojnë se është më mirë që të mos agjërojë edhe në qoftë se agjërimi nuk e rëndon atë.

Allahu (subhanehu ue te ala) ka thënë:

Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar.” 2:185

Në mënyrë të ngjashme, profeti ﷺ lejoi shokët e tij që të mos agjëronin kur ata udhëtonin. Megjithatë, është në rregull të agjëruarit gjatë udhëtimit. Profeti ﷺ e kishte zakon të agjëronte dhe të mos agjëronte kur ai udhëtonte. Kur Hamzah bin el-Eslemi e pyeti atë në lidhje me të, ai ﷺ tha:

”Agjëro nëse dëshiron dhe mos agjëro nëse nuk dëshiron.”  Bukhari (1943) dhe Muslimi (1121).

Nuk ka rëndësi nëse udhëtari udhëton me makinë, deve, anije apo aeroplan. Të gjitha përfshihen nga udhëtimi dhe për këtë arsye ata kanë të drejtë të praktikojnë atë që është e lejuar gjatë agjërimit.

Në kohen e profetit ﷺ, Allahu (subhaneh) i ligjësoi dispozitat e robërve të Tij, të cilat kanë të bëjnë me udhëtimin dhe qëndrimin pas vdekjes së profetit ﷺ deri në ditën e gjykimit. Ai (subhaneh) e di se si gjërat do të ndryshojnë dhe se si mjetet e transportit do të ndryshojnë. Në qoftë se gjykimi do të ndryshonte, atëherë Ai (subhaneh) do ta kishte bërë me dije këtë ashtu sikurse veproi në suren ”en-Nahl”. 

”E, Na ta kemi dërguar ty librin, – shpjegim për çdo çështje dhe si udhërrëfyes, mëshirë dhe myzhde për muslimanët.” 16:89

”Ai i ka krijuar edhe kuajt, mushkat, gomarët për ju për t’i ngarë dhe për hijeshi. Ai krijon edhe gjëra të tjera për të cilat ju nuk keni aspak dije.” 16:8

Nëse muslimani e di se do të jetë i vështirë kompensimi i ditës që ka braktisur për arsye të udhëtimit, si rezultat i kësaj ai vendos që ta agjërojë këtë ditë, kjo lejohet dhe ska të keqe në këtë.

Nuk ka lidhje nëse transporti është i përshtatshëm ose i papërshtatshëm pasi që argumenti është i pakufizuar.

Nëse moti është i nxehtë dhe mundimi është i madh, theksohet se agjërimi duhet prishur. Në këtë rast është e urryer të agjërohet. Kur profeti ﷺ e pa një udhëtar agjërues i cili kishte hyrë nën hije për shkak të vapës, ai i tha:

”Nuk është devotshmëri agjërimi gjatë udhëtimit.” Bukhari (1946).

Është konfirmuar gjithqshru se ai ﷺ ka thënë:

”Allahu do që lehtësimet e Tij të veprohen në të njëjtën mënyrë siç Ai urren që mëkatet të veprohen.”

Ahmedi (5866), Bejhaku (5201) dhe të tjerët. Autentik sipas Imam Albanit në  ”Irua-ul-Ghalil” (564).

Në një tjetër formulim thuhet:

”Allahu do që lehtësimet e Tij të praktikohen në të njëjtën mënyrë siç dëshiron që urdhëresat e Tij të praktikohen.”

Ahmedi (5866), Bejhaki (5201) dhe të tjerët. Autentik sipas Imam Albanit në  ”Irua-ul-Ghalil” (564).

VËNI RE!

Nëse udhëtari ka braktisur agjërimin dhe pastaj vendoset në një qytet përgjatë rrugës, ai nuk është i obliguar që të filloj agjërimin në qoftë se ai nuk ka ndërmend të qëndrojë aty katër ditë ose më pak. Megjithatë, ai nuk mund të bëjë veprime që prishin agjërimin në prani të banorëve pasi që ata nuk e dinë gjendjen e tij. Ai është i detyruar të bëjë atë fshehurazi në mënyrë që ai të mos akuzohet për diçka që Allahu e ka ndaluar dhe në mënyrë që askush të mos merr guximin që ta pasojë atë.

Nëse udhëtari jo-agjërues ka ndërmend të qëndrojnë në qytet më gjatë se katër ditë, ai duhet të nisë agjërimin sapo të arrijë në qytet dhe pastaj ta kompensojë këtë ditë. Ai pra duhet ta agjërojë pjesën tjetër të ditës, shumica e dijetarëve besojnë pasi që ai e ka ndërmend të qëndroj aty më gjatë se katër ditë ai ka gjykimin e  banorëve e jo të udhëtarit.

Shpërndaje: