Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Agjërimi i Ramazanit dhe nedhrit njëkohësisht

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14891

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi mbi atë që agjëron Ramazanin dhe në të njëjtën kohë gjatë agjërimit të ndonjë dite të tij e bën nijet edhe për agjërim të nedhrit (zotimit)?

Përgjigje: Nuk është e lejueshme të agjërosh në këtë formë. Agjërimin nedhër duhet ta agjërosh ndaras nga agjërimi i Ramazanit. Njëherë përfundoje agjërimin e Ramazanit dhe pas përfundimit të këtij muaji agjëro agjërimin që e ke bërë nedhër.

Por nëse njeriu thotë se do ta agjëroj Ramazanin edhe pse kjo është shprehje sikurse në formën e nedhrit, porse nuk është i tillë ngase vetë agjërimi i Ramazanit është obligim, prandaj nuk quhet nedhër. Agjërimi i Ramazanit është shtyllë prej shtyllave të Islamit.

Shpërndaje: