Imam Muhammed bin Ibrahim Alush-Shejkh (v. 1389)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (4/157)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Kësaj çështjeje i ngjanë çështja e agjërimit, por nuk janë të njëjta. Disa vite më parë erdhi një pyetje nga Kanadaja dhe ajo iu parashtrua mbretit. Pyetja u dorëzua për t’u përgjigjur. Disa menduan se ditët e Kanadezëve duhet të caktohen sa një ditë mesatare, në bazë së cilave ata duhej të agjëronin. Të tjerët dhanë përgjigje të tjera. Në Kanadë ka njerëz që e asocijojnë veten me Islamin edhe pse ka faktorë që e anulojnë atë.
Kur ishte koha që ata të agjërojnë, ata kishin njëzet orë në mes të lindjes së diellit dhe perëndimit. Megjithatë, shkëlqimi në qiell nuk u zhduket pas perëndimit të diellit. Ajo mbetet e ndritshme edhe pse nuk është shumë. Shkëlqimi mes akshamit dhe jacisë vazhdon dhe nuk zhduket pra.
Është shkruar si përgjigje për pyetjen e tyre se, megjithatë atje ka natë të vërtetë dhe ditë të vërtetë, atëherë kur dielli perëndon, ata bëjnë iftar dhe vazhdojnë të hanë derisa të shfaqet drita e agimit. Ata mund të përdorin kondicion të ajrit. Nëse ata nuk janë në gjendje të agjërojnë, i lejohet që të mos agjërojnë dhe t’i kompensojnë ditët më pas. Unë u dhashë atyre këtë fetva sikurse u kam dhënë njerëzve të tjerëve në gjendje të vështirë.