“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Agjërimi në ditën e shtunë (Bin Baz)

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Pyetësi është nga Jordani dhe ka dërguar një numër pyetjesh të ndryshme, ndër të tjera thotë: I nderuari shejkh, nëse dita e Ashureve koincidon me ditën e shtunë, a është e lejuar për ne që të agjërojmë në atë ditë?

Përgjigje: Nuk ka asgjë të keqe nëse e agjëron ditën e shtunë pa asnjë kufizim nëse është agjërim i obliguar apo nafile.

Hadithi i cilin ndalon agjërimin e ditës së shtunë është i dobët. Hadithi është kontradiktorë dhe vije në kundërshtim me hadithe të sakta. Andaj, nuk ka asgjë të keqe që myslimani të agjërojë ditën e shtunë. Pa e marrë parasysh a është agjërimi i obliguar, nafile apo edhe nëse nuk ja bashkëngjitë ndonjë ditë tjetër (të xhumanë apo të dielën). Pra, hadithi që ndalon të agjëruarit e ditës së shtunë, është hadith jo autentik, përkundrazi është edhe i dobët, jo i qartë dhe i kundërshton hadithet e sakta.

Shpërndaje: