Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Agjërimi në grup

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çfarë është gjykimi për të agjëruar në grup? Për shembull: kur një grup njerëzish, pajtohen që të agjërojnë së bashku në ditë të caktuara p.sh. të hënën e të enjten, –në emër të ndihmës së njëri-tjetrit në atë që është e mirë dhe e devotshme. Sepse njeriu është i dobët kur është i vetëm dhe forcohet me ndihmën e vëllezërve të tij. Çfarë është gjykimi për këtë?

Përgjigje: Mendoj se kjo nuk është prej Sunnetit, përkundrazi mendoj se kjo është bidat nëse ata pajtohet për këtë gjë. Për shembull: nëse ne refuzojmë tekbiret apo dhikrin në grup, e njëjta gjë vlen edhe për agjërimin, sepse agjërimi është adhurim dhe nuk e ka vendin të bëhet në grup. Mirëpo, nëse kjo ndodhë pa marrëveshje paraprake, atëherë nuk ka të keqe. Për shembull: ‘Nëse ndodhë që disa njerëz të agjërojnë ditën e hënë dhe njëri prej tyre thotë: ‘kush është duke agjëruar, iftari bëhet tek filani.’ Pra, nëse agjëruesit pajtohen që të bëjnë iftar tek ndonjëri prej tyre, nuk ka të keqe në këtë. Ngase, nuk është prej adhurimeve që kryhet në grup. Kryerja e ndonjë adhurimi në grup apo veçmas, është prej gjërave të ligjësuara. Për këtë shkak, sikurse Allahu të mos e kishte ligjësuar faljen e namazit në grup (xhemat) nuk do të ishim falur me xhemat. Sepse, namazi me xhemat do të ishte bërë bidat. Mirëpo, kjo është diçka të cilën Allahu e ka ligjësuar për ne. E njëjta gjë vlen edhe tek marrëveshja paraprake për të agjëruar së bashku, që është prej llojeve të bidatit. Kur është fjala tek agjërimi i Ramazanit; a nuk agjërojmë në grup? Po, në grup agjërojmë, porse në këtë formë është obliguar agjërimi i këtij muaji. Është obligim që të gjithë të agjërojnë në këtë muaj. Unë mendoj se duhet lënë anash këtë gjë. Të mbështet secili në Allahun e Lartësuar dhe të filloj me forcat e veta. E nëse njeriu nuk bën ndonjë adhurim përveçse duke u mbështetur për shkopi, d.m.th. e bën atë adhurim nëse e bën edhe dikush tjetër, atëherë vendosmëria e tij është më se e dobët.

Shpërndaje: