Imam Zejn-ud-Din bin Rexheb el-Hanbeli (v. 795)
Lataiful-Me’arif, fq. 353
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Në el-Musned dhe librat Sunen transmetohet nga Hafsa se profeti ﷺ nuk e braktisi agjërimin e ditës së Ashures, të dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes dhe të tri ditëve të çdo muaji. Megjithatë, ka mospajtime në lidhje me zinxhirin e hadithit.
Është transmetuar nga disa prej grave të profetit ﷺ se profeti ﷺ nuk e braktisi agjërimin e nëntë ditëve të para të Dhul-Hixhes. Një nga ata që agjëronte dhjetë ditët ishte Umeri -radijAllahu anhu-. Pos kësaj është përmendur se el-Hasan (el-Basri), Ibn Sirini dhe Katadeh e konsideronin të shkëlqyeshëm agjërimin e këtyre ditëve. Këtë mendim e kanë shumica e dijetarëve ose të paktën shumë prej tyre. Në sahihun e Muslimit transmetohet nga Aishah (radijAllahu anha) se ajo ka thënë:
“Unë kurrë nuk e kam parë të dërguarin e Allahut ﷺ të agjërojë këto dhjetë ditë.” Muslimi (1176)
Në një transmetim tjetër thuhet: “… gjatë dhjetë ditëve.”
Imam Ahmedi ka përgjigje të ndryshme në lidhje me këtë hadith:
1 – Hadithi i Hafsës -radijAllahu anha- thotë të kundërtën dhe ka mosmarrëveshje në lidhje me zinxhirin dhe hadithin e Aishes. El-A’mash e ka transmetuar atë me një zinxhir të plotë, ndërsa Mansuri e ka transmetuar nga Ibrahimi me një zinxhir të këputur. Në mënyrë të ngjashme dijetarët e tjerë janë përgjigjur edhe në atë se nëse hadithi i Aishes mohon ndërsa i Hafsës konfirmon. Hadithi i konfirmues shkon para tij, pasi që personi i cili konfirmon di më shumë se ai që mohon.
2 – Hadithi i Aishes -radijAllahu anha- do thotë se profeti ﷺ nuk agjëronte të gjitha ato dhjetë ditët dhe se hadithi i Hafsës (radijAllahu anha) do thotë se ai agjëronte shumicën e ditëve. Kështu që duhet agjëruar vetëm disa prej atyre ditëve. Ky kombinim është korrekt duke u përputhur me transmetimin
“… ato dhjetë ditët.”
Ndërsa është e pamundur që të bashkohet me transmetimin:
“… gjatë dhjetë ditëve.”
Ibn Sirin urrente të thuhet kam agjëruar dhjetë ditë pasi që mund të mendohet se duhet agjëruar edhe ditën e Bajramit. Në vend të kësaj duhet thënë se kam agjëruar ato nëntë ditët. Por kur agjërimi iu dedikohet dhjetë ditëve, do thotë se ky është agjërimi cili lejohet gjatë këtyre dhjetë ditëve.