Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Agjërimi vullnetar pa lejen e burrit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Bab el-Lika el-Maftuh (77 B)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një grua dëshiron të agjërojë të hënave, të enjteve dhe dhjetë ditët e para të Dhul-Hixhes. Megjithatë, mund të ndodh që burri i saj nuk e dëshiron këtë. A i lejohet asaj që megjithatë të agjërojë?

Përgjigje: Gruas nuk i lejohet të agjërojë (nafile) në praninë e burrit pa lejen e tij. Kjo vlen për të hënat, të enjtet, ditët e bardha dhe dhjetë ditët e para të Dhul-Hixhes. Megjithatë, burri nuk duhet ta ndaloj atë nga veprat e mira. Kjo mund të shpie që ajo ta marrë me të keqe këtë. Nëse ai e lejon atë që të agjërojë ai e ndihmon atë me diçka të mirë, e cila në vetvete është e mirë. Prandaj unë e këshilloj burrin e saj që ai ta lejoj atë që të agjërojë. Por nëse ai insiston, atëherë asaj nuk i lejohet që të agjërojë në praninë e tij pa lejen e tij.

Shpërndaje: