Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (5 A)
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Në qoftë kompensimi i agjërimit farz bie në të njëjtën ditë kur agjërojmë agjërim nafile, a lejohet të fillojmë me agjërimin nafile pastaj atë farz? Apo duhet që agjërimi farz të bëhet së pari? Shembull i kësaj është kur agjërimi farz kompensohet në ditën e Ashurës.
Përgjigje: Kur është fjala për agjërimin farz dhe nafile është edhe obligim dhe e arsyeshme për të filluar së pari me agjërimin farz para atij nafile sepse agjërimi farz është borxh. Agjërimi nafile është shtesë, ose e agjëron atë ose nuk ka të keqe nëse braktiset. Personi i cili ka ditë të mbetura nga Ramazani duhet t’i kompensojë ato para se të agjëron agjërim nafile. Por në qoftë se ai agjëron agjërim nafile para se t’i kompensojë ditët që i ka obligim, atëherë ky agjërim është i saktë përderisa mbetet kohë për ta kryer atë. Një person mund t’i kompensojë ditët e humbura të Ramazanit deri në Ramazanin e ardhshëm. Përderisa ka kohë për të atëherë agjërimi nafile është i lejuar sikurse namazi nafile sepse është e lejuar që të falim namaz nafile para namazit të farz në qoftë se ka kohë të mjaftueshme.
Kështu që ai që ka ditë për t’i kompensuar nga Ramazani dhe mes tyre agjëron ditën e Arafatit dhe ditën e Ashurës, atëherë agjërimi i tij është i saktë. Dhe në qoftë se ai ka për qëllim që të agjërojë atë ditë dhe të kompensojë një ditë të humbur të Ramazanit, atëherë ai shpërblehet dy fish; pjesërisht për agjërim vullnetar dhe pjesërisht për ditën e kompozuar të Ramazanit. Kjo vlen edhe për agjërimin vullnetar dhe atë të pakufizuar që nuk është i lidhur me Ramazanin.
Lidhur me gjashtë ditët e Sheualit, ato janë të lidhura me Ramazanin. Ato mund të agjërohen vetëm pasi të jetë agjëruar muaji i Ramazanit. Kush agjëron ato gjashtë ditë para se ai të ketë kompensuar ditët e humbura të Ramazanit nuk shpërblehet.
Profeti ﷺ ka thënë:
”Të agjërosh Ramazanin dhe ta pasosh atë me agjërimin e gjashtë ditëve të Sheualit është sikurse të agjërosh tërë vitin.”
Ai që ka humbur ditë të Ramazanit, ai nuk e ka agjëruar Ramazanin derisa të gjitha ditët të jenë agjëruar. Kur disa njerëz kanë frikë se Sheuali do të përfundojë, ata fillojnë t’i agjërojnë gjashtë ditët e Sheualit edhe pse ata kanë ditë të mbetura të Ramazanit. Kjo është gabim. Këto gjashtë ditë nuk duhet të agjërohen derisa të gjitha ditët e Ramazanit të jenë agjëruar.