Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://binbaz.org.sa/mat/20168
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë thoni për agjëruesin i cili ditën e kalon duke fjetur, ndërsa netët i kalon në gjëra të kota dhe lojëra të ndryshme? Me çfarë e këshilloni atë?
Përgjigje: Agjërimi i tij është i saktë dhe i vlefshëm. Mirëpo, ai ka humbur shpërblim të madh me humbje të kohës në diçka që i bën dëm atij dhe me mos-ruajtje të agjërimit me dhikër, dua, me lexim të Kuranit e me lloje të tjera të ibadeteve gjatë ditës.
Po ashtu ai mëkaton gjatë natës posaçërisht në qoftë se ai e kalon atë në gjëra të ndaluara si muzika dhe gjëra të ngjashme. Në të njëjtën kohë ai humb mirësinë e gjumit dhe të pushimit, i cili i ndihmon atij në adhurim gjatë ditës. Gjithsesi, agjërimi i tij është i saktë edhe në qoftë se ai rri zgjuar gjatë netëve. Mirëpo, ai është mëkatar nëse ai kalon netët në mëkate.
Ndërsa, nëse ai nuk bën mëkat, të qëndruarit zgjuar është diçka e urryer, dhe me këtë veprim njeriu nuk fiton nga pasimi i profetit ﷺ në gjumë. I cili përmes gjumit e forconte veten mënyrë që të jetë i gatshëm në adhurim ndaj Allahut, tu sjell dobi myslimanëve etj.