Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ra në gjumë në kohën e iftarit dhe u zgjua pasi hyri sabahu

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (19/178)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com


Pyetja: Agjëruesi ra në gjumë në kohën e iftarit dhe u zgjua pas thirrjes së ezanit të sabahut. A duhet të vazhdojë të agjërojë apo duhet ta prishë agjërimin dhe cila prej këtyre është më e mira?

Përgjigje: Nëse është muaji i Ramazanit dhe agjëruesi bie në gjumë pas ikindisë dhe zgjohet vetëm pas agimit të ditës tjetër, dhe ai ende nuk e ka prishur agjërimin, a është agjërimi i tij i saktë? Ne themi: Po, agjërimi i tij është i saktë dhe ai nuk është i obliguar me asgjë. A duhet të vazhdojë të agjërojë? Ai duhet të vazhdojë të agjërojë dhe nuk obligohet me asgjë. Ai në zemrën e tij kishte bërë nijet me bindje të sigurt që të agjëronte ditën e ardhshme. Pasi që ky ishte qëllimi i tij, agjërimi i tij është i saktë.

Shpërndaje: