Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Agjëruesi shikon femrat e huaja

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/510

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Nëse një person qëllimisht e shikon një grua të huaj dhe bukurinë e saj, veshjen dhe trupin e saj, a prishet agjërimi i tij apo ky veprim është vetëm i urryer?

Përgjigje: Ti shikosh gratë është e ndaluar dhe madje edhe më keq nëse ai e bën këtë me epsh.

Allahu (subhanaheh) ka thënë:

“Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)! Kjo është më e pastër për ta. Vërtet që Allahu është i Mirënjohur për çfarë veprojnë ata.” 24:30

Shikimi është një arsye prapa mëkateve të pahijshme. Është e detyrueshme që të ulësh shikimin dhe të mbrohesh ndaj sprovave. Megjithëkëtë, shikimi nuk e prish agjërimin përderisa ai nuk shkakton orgazëm. Në këtë rast agjërimi prishet. Kështu që ai duhet ta kompensojë këtë ditë nëse agjërimi është i obliguar.

 

Shpërndaje: