Alameh Muhammed bin Abdil-Uehab el-Uasabi (v. 1436)
Burimi: http://olamayemen.com/index.php?article_id=10264
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Në mëngjes një burrë synoi që të udhëtojë dhe të përmbahet nga agjërimi por nuk udhëtoi. A duhet të vazhdojë agjërimin e tij apo duhet ta kompensojë këtë ditë?
Përgjigje: Nëse muezini thërret ezanin e dytë për namazin e sabahut dhe burri synon që të udhëtojë dhe pastaj nuk udhëton, ai vazhdon agjërimin atë ditë dhe pastaj e kompenson atë ditë sepse ai nuk kishte bërë nijet të agjëroj. Ai synoi që të mos agjërojë. Prandaj ai duhet ta kompensojë atë ditë. Këtë ai duhet ta bëjë gjithashtu nëse ai hëngri pas sabahut; ai duhet të vazhdojë agjërimin dhe duhet ta kompensojë atë ditë. Dhe në qoftë se ai nuk ka ngrënë apo pirë, ai duhet të vazhdojë agjërimin dhe ta kompensojë atë ditë. Dhe në qoftë se ai e ndryshoi qëllimin e tij para ezanit të dytë të sabahut dhe vendosi që të mos udhëtojë dhe vendosi që të agjërojë dhe agjërojë, ai nuk është i detyruar të veprojë diçka tjetër pos të vazhdoj agjërimin.