Imam Ebul-Husejn Muhammed bin Ebi Ja’la el-Hanbeli (v. 526)
Burimi: Tabakat-ul-Hanabilah (2/76)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ebu Zur’ah ed-Dimashki ka thënë:
“Unë i thashë Ebu Abdullahit: “A e miraton hadithin:
“Ai që i bën hixhame dikujt dhe atij që i bëhet hixhame, që të dytë e kanë prishur agjërimin.” 1
Ai u përgjigj: Unë e miratoj atë.
I thashë: A është autentik sipas teje?
Ai tha: Po. Është gjithashtu autentik hadithi nga Shedad bin Aus.
Unë i thashë: A e urdhëron personin të cilit i është bërë hixhame gjatë ditës në Ramazan që të përsërisë atë ditë?
Ai u përgjigj: Po. Ai duhet ta kompensojë atë ditë. Kjo është e domosdoshme. Pse të mos e bëjë këtë?
Profeti ﷺ ka thënë:
“Ai që i bën hixhame dikujt dhe atij që i bëhet hixhame, që të dytë e kanë prishur agjërimin.”
1 Ebu Daudi (2367), Tirmidhi (774), Ibn Maxheh (1679) dhe Ahmedi (15866). Autentik sipas el-Albanit në “Irua-ul-Ghalil” (931).