Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah, vëll 1, fq. 628
www.perlatmuslimane.com
Hadithi nr 316 – “Ai ﷺ jepte një selam (teslim).”
Në mënyrë të përmbledhur them: Ky hadith është i saktë dhe është hadithi më i saktë prej haditheve që përmendin dhënien e një selami në namaz. Bejhaki transmetoi një pjesë të këtyre haditheve, por secili prej tyre është i dobët. Sidoqoftë, në përgjithësi këto hadithe e mbështesin hadithin e mësipërm. Bejhaki tha në fund: ‘’Është transmetuar nga një grup i sahabëve – radijAllahu anhum – që ata jepnin një selam dhe ky është nga ato khilafe ku mospajtimi në të është i lejuar dhe Tirmidhi përmendi diçka të ngjashme nga sahabët dhe tha: ‘’Shafiu ka thënë: Nëse dëshiron mund të japësh një selam dhe nëse dëshiron mund të japësh dy selame.”
Unë them: Dhënia e një selami është obligim për shkak të fjalës së tij ﷺ:
“Mbarimi (apo dalja nga namazi) është duke dhënë selam.”
dhe dhënia e dy selameve është sunnet, dhe lejohet që ndonjëherë, të mos jepet selami i dytë, pikërisht për shkak të këtij hadithi.
Dhe nga udhëzimi i të dërguarit ﷺ mënyra e daljes nga namazi është si më poshtë:
1 – Të mjaftuarit me dhënien e një selami, siç u përmend më sipër.
2 – Të thuash në anën e djathtë: ”Es selamu alejkum ue rahmetullah” dhe të thuash në anën e majtë: “Es selamu alejkum”.
3 – Si në selamin e parë ashtu dhe në të dytin të thuash: “Es selamu alejkum ue rahmetullah”.
4 -Të thuash në selamin e parë në të djathtë: “Es selamu alejkum ue rahmetullahi ue barakutuhu”, ndërsa në anën e majtë të thuash: “Es selamu alejkum ue rahmetullah”.
Të gjitha këto mënyra janë të transmetuara në hadithe të cilat unë i kam përmendur bashkë me burimet e tyre në librin: “Forma e namazit të të dërguarit të Allahut ﷺ”, kështu që kushdo mund ti referohet atyre.