“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Ai i cili nuk besatohet vdes me vdekje të injorancës

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Likaul-Babil-Meftuh (54 A) 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Cili është gjykimi në lidhje me, ata të cilët nuk besojnë se duhet dhënë besatimin sunduesve edhe nëse kjo shpie në rebelim ndaj tyre?”

Përgjigje: ”Ai i cili nuk beson se duhet besatuar ndaj sundimtarit (besatimin për ta dëgjuar dhe për t´iu bindur), vdes me vdekje të injorancës, pasi që ai nuk ka udhëheqës. Është e ditur se besatimi është i drejtë dhe i duhur për sunduesin, të cilin e kanë besatuar njerëzit e ditur dhe me ndikim. Ne nuk mund të themi se çdo individ duhet që t’i besatohet sunduesit.

Argument për këtë është se Sahabët i dhanë besatimin halifës së parë Ebu Bekrit (radija Allahu anhu), dhe këtë nuk e bëri çdo pjestarë i umetit. Por këtë e bënë njerëzit me dituri dhe me ndikim. Kur këta i besatohen një personi dhe e emërtojnë atë për udhëheqës të tyre, ai menjëherë bëhet udhëheqës-sundues.

Dhe nga kjo pikë, kushdo që ja kthen shpinën këtij besatimi, duhet t’i kthehet besatimit, në mënyrë që ai të mos vdes me vdekje pagane.

Përndryshe, duhet që rasti i tij t’i tregohet sunduesit në mënyrë që ai mund të shqyrtojë rastin. Kjo gjë është e rrezikshme dhe jo e shëndoshë, e cila shpie në sprova dhe në gjëra të këqija. Ne e këshillojmë këtë person ta ketë frikë Allahun dhe ta ruaj veten e tij dhe të gjithë popullin. Ai është i detyruar t’i japë besatimin sunduesit ose të besojë se ai është sunduesi i tij. Sepse ai është një sundues i vlefshëm, pavarësisht nëse ai personalisht ju ka besatuar apo jo. Jo të gjithë njerëzit personalisht duhet të besatohen. Mirëpo siç edhe e theksuam, këtë e bëjnë njerëzit me ndikim dhe të ditur.”

Pyetje: ”Nëse ai arsyetohet me atë se ka disa vende islamike dhe se duhet të ketë vetëm një sundues të cilit i ipet besatimi?”

Përgjigje: ”Ky është një justifikim i pavlefshëm-batil, i cili kundërshton konsensusin e myslimanëve. “Ka pasur disa hilafete Islame që nga kohërat e hershme, nga epoka e Sahabeve e deri në ditët e sotme.”

Imamët e Ehlus-Sunnetit janë të pajtimit se duhet besatuar ndaj udhëheqësit apo emirit dhe askush prej tyre nuk e mohon këtë. Të thuhet ashtu është nga mashtrimet e shejtanit. Përndryshe, është e ditur tek myslimanët që ata t’i besatohen emirit të tyre dhe është obligim bindja ndaj tij.

Ne e pyesim këtë njeri: Në qoftë se ju mendoni se besatimi duhet të bëhet vetëm ndaj një sunduesi të vetëm, a do të thotë kjo që, të gjithë njerëzit tani për tani janë pa udhëheqës?

Kjo është diçka e pamundur. Nëse do ta kishim pasuar këtë mendim, gjendja do të ishte në kaos të vërtetë. Në këtë rast, secili prej tyre mund të thotë se ai nuk e ka obligim që t’i bindet dikujt. Dhe kjo ide është prej gjërave më të urrejtura në mesin e njerëzve.”

Shpërndaje: