Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: http://alifta.com/Fatawa/FatawaChapters.aspx?View=Page&
Imam Abdul-Aziz bin Abdilah bin Baz
Shejkh Abdur-Rrezak Afifi
Shejkh Abdullah bin Gudejjan
Shejkh Abdullah bin Kuud
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për ata që e quajnë gruan që është e veshur me një veshje të bazuar sipas Sheriatit “gruaja xhinesh”, “tenda që ecën” dhe me emra të tjerë me të cilët bëjnë shaka?
Përgjigje: Kushdo që bën shaka me një burrë musliman apo me një grua muslimane për shkak se ata i përmbahen Sheriatit, ata janë kufarë pavarësisht nëse kjo ka të bëjë me hixhabin e gruas apo me ndonjë gjë tjetër.
Abdullah bin Umeri ka thënë: Gjatë betejës së Tebukut, një burrë tha: “Ne nuk kemi parë dikë të jetë më gënjeshtarë, llupës dhe më frikacak në betejë sesa dijetarët tanë.”
Një burrë tjetër i tha: ”Po gënjen! Ti je hipokrit. Do t’i tregojë të dërguarit të Allahut. Por i dërguari i Allahut ﷺ tashmë ishte informuar për atë që kishte ndodhur, sepse i ishte shpallur Kurani.
Unë e pashë sesi ai burrë kapej për devenë e të dërguarit të Allahut ﷺ, duke i thënë:
”O i dërguar i Allahut, ne vetëm bënim shaka.”
Allahu -te ala- tha:
”Nëse i pyet ata, me siguri do të thonë: “Ne vetëm po bënim shaka e po argëtoheshim.” Thuaju: “Vallë, me Allahun, me ajetet dhe me të dërguarin e Tij po talleshit?! Mos u shfajësoni! Ju e zbuluat mosbesimin (që e fshihnit), pas shfaqjes së besimit. Nëse disa prej jush i falim, të tjerët do t’i ndëshkojmë, sepse janë të këqij.” Et-Teube, 9:65-66
Me këtë Allahu tregoi se ata që tallen me besimtarët, në të vërtetë janë duke u tallur me vetë Allahun, me Librin e Tij dhe me të dërguarin e Tij ﷺ.