Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ai i cili thotë se Imam Albani është Murxhi ai është Harixhij ekstrem

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?s=912150d01f48950f1dec3ef1af7c98ab&

Data e fetvas: 25/4-1433 ose 18/3-2012

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Ka njerëz që thonë se Shejkh el-Albani është Murxhi. Çfarë thua për këtë?”

Përgjigje: “El-Albani është një nga dijetarët më të mëdhenj të Sunnetit. Ai është një prej Imamëve të mëdhenj të Sunnetit. Ai e kaloi jetën e tij duke bërë thirrje në Sunnet dhe duke i shërbyer atij. Ai kaloi më shumë se gjashtëdhjetë vjet duke i shërbyer Sunnetit të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem).

Ai ka shkruar libra në lidhje me besimin (akiden), ka shkruar libra në të cilat e pastron Sunnetin e të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) prej haditheve të dobëta dhe të shpikura, të cilat janë jashtëzakonisht të shumta. Ai ka shkruar edhe në lidhje me hadithet autentike dhe atë në vëllime të shumta.

Gjithashtu, ai i ka shërbyer Sunnetit edhe në mënyra të tjera. Për më tepër, ai ka verifikuar shumë nga librat që kanë të bëjnë me besimin e Selefive. Prej librave të tij në lidhje me besimin janë “Tahdhires-Saxhid Ittihadhil-Kubur Mesaxhid”, “et-Teuesul-Enua’uhu ue Ahkamuhu”, “El-Ajat el-Bejjinat” dhe shpjegimin dhe komentimin e “El-Akideh et-Tahavijeh”.

Ai ka verifikuar disa libra në lidhje me Imanin si “Kitabul-Iman” të autorit Ebu Ubejd el-Kasim bin Selam, Ibën Ebi Shejbe dhe të Ibnu Tejmijes (Allahu i mëshiroftë). Ai i ka shërbyer Sunnetit me libra si “Menziletus-Sunneh fil-Islam”, “Difa’ ‘an Hadith en-Nebevij” dhe “El-Hadith Huxhxheh fi Nefsihi fil-Akaid uel-Ahkam”.

Ky është një refuzim i Pasuesve të Bidateve. Në këto libra dhe shkrime ai refuzon Murxhiat dhe të tjerët. Ai vdiq duke i luftuar Irxhan dhe vetë Murxhiat. Kushdo që thotë se ai është një Murxhi ai vetë është Havarixh ekstrem.

Ata duhet të kenë frikën Allahut dhe të thonë vetëm fjalë të drejta. Ata duhet të braktisin përgojimin ndaj këtij burri dhe atyre të ngjashëm si ai, e të ndalin gjuhët e tyre.

Ai ishte një prej Imamëve të Sunnetit. Unë nuk kam parë në gjeneratat e vonshme dikë që ka luftuar bidatet ashtu siç bëri ai. Shumë nga librat e tij si “”SifetisSalatin-Nebij” dhe “Haxhun-Nebij” e të tjera, përfundojnë me shpjegimin e llojeve të ndryshme të bidateve.

A thuhet për një person të tillë se ai është bidatçi dhe Murxhi? Larg saj qoftë. Ai vdiq dhe gjithnjë refuzonte dhe luftonte Irxhanë. E lus Allahun (tabarak ue te ala) që ta ringjall atë së bashku me Imamët e islamit.”

Shpërndaje: