Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)
Burimi: Parathënia e librit ”el-Kaul el-Mufid fi Adilat-it-Tauhid”, fq. 14
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ebu Ibrahim është Shejkh Muhamed bin Abdil-Vehab el-Uasabi el-Abdali. Ai është i angazhuar me mësimdhënie, thirrjen për në fenë e Allahut dhe shkruan. Allahu i ka dhënë atij durim në mënyrë që ai mund të mbledhë të gjitha rrugët e një hadithi. Në këtë mënyrë ai arrin të vendos nëse një hadith është autentik apo i dobët. Ali ibn el-Medini ka thënë:
”Nuk mund të shihni defektin e një dere nëse nuk kombinohen të gjitha rrugët e saj.”
Ajo që e bëri Ebu Ibrahimin që të vazhdojë në kërkimin e dijen dhe në përhapjen e saj është të përmbajturit e tij nga kjo bote dhe kohë e plotë pune me dije dhe arsim. Ai ka shkuar aq larg sa që ai është bërë një referim fetvat dhe mendimet e të cilit janë të njohura. Kjo i përket dhuntive të Allahut ndaj tij dhe kjo është vetëm Ai që jep dhunti në këtë.