Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ai ka humbur 25 ditë nga Ramazani dhe dëshiron të agjërojë 6 ditë të Sheualit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13445

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A ka mundësi që personi i cili ka humbur njëzet e pesë ditë të Ramazanit të agjërojë gjashtë ditët e Sheualit?

Përgjigje: Nuk i lejohet atij ta bëjë këtë. Pasi të ketë kompensuar ditët e Ramazanit, vetëm atëherë i lejohet të agjëroj ditët e Sheualit. Fillimisht është i detyruar që të agjërojë ditët e humbura.

Profeti ka thënë:

“Kush e agjëron muajin e Ramazanit e pastaj ia bashkon edhe gjashtë të Sheualit është sikurse të ketë agjëruar tërë vitin.”

Pra, njeriu është i obliguar që së pari të agjërojë apo t’i kompensojë të gjitha ditët e Ramazanit. Dhe nëse pas kësaj kanë mbetur gjashtë ditët e Sheualit, ai i agjëron ato që të arrij këtë shpërblim.

Shpërndaje: