Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ai që beson në horoskop ka besuar magjinë!

Shejkh Salih bin Abdul-Aziz bin AbduAllah Alu-Shejkh
Et-Temhid li Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 348-349
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Nga çështjet bashkëkohore që bëjnë pjesë në astrologji e për të cilën shumë njerëz janë të paditur dhe që është përhapur nëpër gazeta, është horoskopi. Aty vizatohen “shenjat e zodiakut” si luani, akrepi, demi e të ngjashme, dhe pas çdo simboli shkruhet se çfarë do t’i ndodhë një personi që ka lindur në datat që përfshihen në atë shenjë, si për shembull:

“Këtë muaj kjo dhe kjo do të ndodhë me ju.”

Kjo është prej llojeve të astrologjisë për të cilën disa njerëz mendojnë se ndikon në ndryshimet që ndodhin në tokë, në realitet ajo përmban magji.Kjo është prej llojeve të astrologjisë për të cilën disa njerëz besojnë se ajo ndikon në ndryshimet në tokë dhe ky është vetë magjia. Ajo gazetë apo revistë që përmban gjëra të tilla, në realitet ajo përmban magji.

Kjo është një formë e astrologjisë,

Gazeta apo revista që përmban gjëra të tilla, në realitet përmban magji. Kjo duhet të dënohet ashtu siç dënohen të gjitha format e shirkut apo siç dënohen ata që pretendojnë se e dinë të fshehtën – si magjistarët dhe astrologët. Astrologjia është një formë magjie, prandaj është detyrë që të dënohet kudo që të jetë. Është e ndaluar për çdo musliman që t’i marrë në shtëpi revista apo gazeta që përmbajnë horoskop. Gjithashtu është e ndaluar që ato të lexohen, madje edhe nëse leximi bëhet vetëm për “të parë çfarë përmbajnë” – sepse kjo bie në kategorinë e të shkuarit tek fallxhori pa e dënuar atë. Leximi i përmbajtjeve të tilla duke ditur shenjën e horoskopit në të cilën ke lindur ose atë që “përshtatet” me ty, është e njëjtë sikur të pyesësh një fallxhor. Si pasojë namazi i atij personi refuzohet për 40 ditë. Ndërsa nëse beson në të, atëherë ka mohuar atë që i është shpallur Muhamedit ﷺ (ka dalur nga Islami).

Shpërndaje: