Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Mukhtasar-ul-Fataua El-Misrijeh (2/378-379)
Shkurtoi: Imam Badr-ud-Din Muhamed bin Ali El-Hanbeli El-Ba’li (v. 777)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Është transmetuar në mënyrë autentike se profeti ﷺ ka thënë:
”Ai që do të betohet, le të betohet në Allahun ose le të heshtë! Ai që betohet në dikë tjetër përveç Allahut ka bërë shirk.”
Transmeton Bukhari (2679) dhe Muslimi (1646).
Askush nuk i lejohet të betohet në një engjëll, një profet apo ndonjë krijesë tjetër. Lejohet të betuarit vetëm në një nga emrat e Allahut, ose një nga atributet e Tij.
Është transmetuar se profeti ﷺ ka thënë:
”Ai që betohet në besën ka bërë idhujtari.”
Tranametom Ebu Daudi (3253). Autentik sipas imam Albanit në Sahih-ul-Xhami (6203).
Ai që betohet “në besë” pa e ditur se në çka është betuar ose kishte për qëllim një krijesë, ka bërë gabim. Ndërsa ai që e ka për qëllim një prej atributeve të Allahut, si p.sh. “besa e Allahut” ose “mbrojtja e Allahut”, ka bërë një veprim të lejuar.
Sa i përket çështjes nëse betimi në diçka tjetër përveç Allahut është i ndaluar apo vetëm i urryer, dijetarët kanë dy mendime. E sakta është se kjo është e ndaluar.