Imam Abdul-Adhim bin Abdil-Kaui el-Mundhiri (v. 656)
Burimi: et-Targhib uet-Tarhib (727)
Komentues: Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Sahih-ut-Targhib uet-Tarhib (1/450-451)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
727 – Ebul-Xha’d edh-Dhamri (radijAllahu anhu) ka transmetuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Ai që braktis tre namaze të së premtes nga neglizhenca1, Allahu ja vulos zemrën e tij.” 2
Transmetuar nga Ahmedi, Ebu Davudi, Nesai, Tirmidhi i cili tha se hadithi është i mirë, Ibn Maxheh, Ibn Khuzejmeh në “es-Sahih” Ibn Hibani në “es-Sahih” dhe Hakimi i cili ka thënë:
“Autentik sipas kushteve të Muslimit.”
Në Ibn Khuzejmeh dhe el-Hakim thuhet:
“Ai që pa arsye braktis tre namaze të xhumasë është hipokrit.” 3
Ebu Xha’d quhej Adra. Një tjetër teori është se ai quhej Xhunedeh. El-Karabisi tha se ai quhej Umer bin Ebi Bekr. Et-Tirmidhi ka thënë:
“E pyeta Muhammad (el-Buharin) në lidhje me emrin Ebul-Xha’dit, por ai nuk e dinte.
1 Për shkak të përkushtimit të paktë të tij, jo sepse ai e nënvlerëson atë. Sepse nënvlerësimi është kufër i madh dhe dalje nga feja, është kufër me zemër.
2 I mirë.
3 I mirë dhe autentik.