Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Tauxhihat Muhimmeh li Shebabil-Ummeh, fq. 351
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
وَقَضَى رَبُّكَ أَلاَّ تَعْبُدُواْ إِلاَّ إِيَّاهُ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا إِمَّا يَبْلُغَنَّ عِندَكَ الْكِبَرَ أَحَدُهُمَا أَوْ كِلاَهُمَا فَلاَ تَقُل لَّهُمَآ أُفٍّ وَلاَ تَنْهَرْهُمَا وَقُل لَّهُمَا قَوْلاً كَرِيمًا وَاخْفِضْ لَهُمَا جَنَاحَ الذُّلِّ مِنَ الرَّحْمَةِ وَقُل رَّبِّ ارْحَمْهُمَا كَمَا رَبَّيَانِي صَغِيرًا
“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, dhe që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.” 17:23-24
Fëmija do të bëjë lutje për prindërit e tij për shkak të edukimit të mirë që ai fitoi prej tyre dhe për shkak të lumturisë që është duke përjetuar. Si rezultat i kësaj, ai i përgjigjet mirësisë së tyre me një mirësi tjetër. Me anë të kësaj kuptojmë se është e detyrueshme për t’i kushtuar vëmendje të madhe fëmijëve. Nëse një mashkull dëshiron të martohet, ai duhet të sigurohet që të martohet me një grua të mirë. Një nga dobitë e gruas së mirë është se ajo mund t’i edukojë mirë fëmijët e saj. Gruaja është vendi i farës dhe pasardhësve. Prandaj, mashkulli duhet ta zgjidhë një grua të mirë. Profeti ﷺ ka thënë:
“Femra martohet për katër arsye: për pasurinë e saj, prejardhjen e saj, bukurinë e saj dhe për fenë e saj. Martohu me fetaren, të lumshin duart.”
Transmeton Bukhari (5090) dhe Muslimi (1466).
Mos shikoni vetëm bukurin e femrës që dëshironi ta zgjidhni për grua, ose vetëm prejardhjen e saj, apo statusin e saj tek njerëzit. Shiko fenë e saj sepse çdo gjë e mirë është në fe. Çdo gjë tjetër mund të të bëj që të vuash pasoja të mëdha. Ajo mund të bie preh e bukurisë së saj, mund të ndjehet kryelartë për shkak të pasurisë së saj, apo mund ta nënvlerësojë burrin e saj për shkak të prejardhjes që ajo ka. Sa për gruan fetare atëherë dije se nga ajo ke vetëm mirësi. Nëse atyre u dhurohen pasardhës të drejtë, ajo do t’i udhëzojë dhe do t’i edukojë ashtu siç duhet.