Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ai që e agjëron Ramazanin dhe e pason atë me gjashtë ditë

Imam Abdul-Adhim bin Abdil-Kaui el-Mundhiri (v. 656) 
Burimi: et-Targhib uet-Tarhib (1009)
Komentues: Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420) 
Burimi: Sahih-ut-Targhib uet-Tarhib (1/589)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

1009 – Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tha se profeti ka thënë:

“Ai që e agjëron Ramazanin dhe e pason atë me agjërimin e gjashtë ditëve nga muaji i Sheualit është sikur të ketë agjëruar tërë vitin.”

Transmetuar nga el-Bezzar. Një nga rrugët e tij të transmetimit është autentik.

Shpërndaje: