Imam Abdul-Aziz bin Abdilah bin Baz (v. 1420)
Esh-Sherh El-Mumtaz, fq. 132-13
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje 69: Çfarë do të thotë hadithi:
“Ai që braktis faljen e ikindisë ka humbur veprat e tij.”?
Transmeton Bukhari (553), Nesai (472) dhe Ahmedi (5/350).
Përgjigje: Bukhari e transmeton këtë hadith në Sahihun e tij. Kjo dëshmon mosbesimin e tij, për shkak se veprat shkatërrohen nga mosbesimi.
Allahu -azze ue xhel- ka thënë:
“Por nëse ata adhurojnë zota të tjerë, do t’u humbë çdo gjë nga ajo që kanë bërë.” El-Enam, 6:88
Ky hadith është argument i qartë se ai që nuk falet është kafir. Po ashtu është transmetuar në të vërtetë se profeti ﷺ ka thënë:
“Pakti mes nesh dhe atyre është falja e namazit, ai që braktis atë ka bërë kufër.”
Transmeton Tirmidhi (2621), Nesai (463) dhe Ibn Maxheh (1079). Hadithi është autentik sipas Albanit.
Kjo dëshmon se ai është kafir. Mosbesimi këtu është mosbesim i madh.