Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/492-493)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Atij që i humbet ikindia është si t’i humbet familja dhe pasuria.” 1
Hadithi a ka për qëllim atë që nuk e falë ikindinë me xhemat, apo nuk e falë fare?
Përgjigje: Me sa duket hadithi ka për qëllim të gjitha, jo vetëm namazin me xhemat. Me fjalë të tjera, ai që e vonon namazin në mënyrë që dielli të zverdhet, i tilli e ka humbur namazin.
Pyetje: A ka rëndësi në qoftë se ai e ka vonuar për ndonjë shkak apo jo?
Përgjigje: Kjo është në lidhje me personin i cili nuk ka arsye.
Profeti ﷺ tha:
“Ai që është i sëmurë ose udhëton, shpërblehet për atë që e kishte zakon të veprojë, kur ai ishte i shëndoshë dhe vendas.”
1 Bukhari (552) dhe Muslimi (627).