Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Lika Maftuh bit-Ta’if
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Ka nga ata që nuk i falin namazet farz përveç namazit të xhumasë. Çfarë thoni për këtë?
Përgjigje: Nëse nuk i fal namazet farz përveç namazit të xhumasë, ky person është kafir, ky person është kafir.
Ndërsa ai që i fal 5 namazet por nuk i fal me xhemat është hipokrit. Ai që nuk falet me xhemat është hipokrit. I dërguari ﷺ e përshkroi atë me hipokrizi:
“Nuk ka namaz më të vështirë për hipokritët sesa namazi i sabahut dhe namazi i jacisë.”
Bukhariu (657) dhe Muslimi (651).
Abdullah bin Mesudi -radijAllahu anhu- ka thënë:
“E shihnim se vetëm ata që njiheshin se janë hipokritë nuk merrnin pjesë në namazin me xhemat.”
Hadithi i plotë:
“Nuk ka namaz më të vështirë për hipokritët sesa namazi i sabahut dhe namazi i jacisë, e sikur ta dinin çfarë shpërblimi ka në to, do vinin qoftë dhe duke u zvarritur. Më ka shkoi mendja që të porosis myezinin ta thërrasë ikametin dhe të vendos dikë t’u prijë njerëzve në namaz, ndërkohë unë të marr disa pishtarë dhe t’ua djeg shtëpitë atyre që nuk dalin për namaz.” Transmeton Buhari (657).
“Askush prej nesh (sahabëve) nuk mungonte në namazin me xhemat përveç atij që ishte hipokrit i mirënjohur ose dikush i sëmurë. Kishte të sëmur që bartej ndërmjet dy personave që të vinte në namaz”. Tha (Ibn Mesudi): “Profeti ﷺ na ka mësuar simbolet (rrugët) e udhëzimit dhe nga këta simbole është namazi në xhami për të cilin thërritet ezani.” Transmeton Muslimi (654).