Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ai që e fyen Muhammed el-Medkhalin lufton kundër Selefizmit

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=121189

Data e fetvas: 11/5-1432-05 ose 14/4-2011

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ky person thotë se ka njerëz që flasin keq për Shejkh Muhammed bin Hadi el-Madkhalin dhe Shejkh Abdullah el-Bukharin. Kjo nuk është diçka e veçantë për Shejkh Muhammed bin Hadin ose Shejkh el-Bukharin. Njerëzit shpifën kundër profetëve (alejhim-us salatu ues-selam), i akuzuan ata për magji, shortari, gënjeshtra dhe kështu me radhë.

Ata shpifën ndaj imamëve të Islamit dhe në këtë mënyrë të fëlliqur. Kjo është mënyra e Allahut me robërit e Tij. Një person i cili ndjek të vërtetën dhe rrugën e drejtë duhet doemos të ketë armiq. Shejtani i mbështet ata dhe i nxitë ata që të luftojnë kundër së vërtetës dhe popullit të saj. Këta njerëz vetëm se ngritën në grada përmes durimit që kanë me këto vështirësi.

قَالُواْ إِنْ أَنتُمْ إِلاَّ بَشَرٌ مِّثْلُنَا

Ata thanë: “Ju nuk jeni tjetër pos njerëz siç jemi edhe ne.”1

قَالَتْ لَهُمْ رُسُلُهُمْ إِن نَّحْنُ إِلاَّ بَشَرٌ مِّثْلُكُمْ وَلَكِنَّ اللّهَ يَمُنُّ عَلَى مَن يَشَاء مِنْ عِبَادِهِ

“Të dërguarit e tyre ju thanë: “Ne nuk jemi tjetër vetëm se njerëz si edhe ju, por Allahu dhuron mëshirën e Tij mbi atë që Ai do nga robërit e Tij.”2

وَلَنَصْبِرَنَّ عَلَى مَا آذَيْتُمُونَا وَعَلَى اللّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ الْمُتَوَكِّلُونَ

“Ne padyshim që do të përballojmë me shumë durim gjitha dhimbjet që mund të na shkaktoni dhe vetëm tek Allahu le të mbështeten ata që kërkojnë që të mbështeten (diku).”3

Ata e fyejnë Muhammed bin Hadin dhe el-Bukharin, Rebiun dhe të tjerët. Njerëzit shpifin ndaj tyre falso, me padrejtësi dhe me gënjeshtra. Ata nuk e lënë as Ahmed bin Hanbelin, Ibnu Tejmijen, Ibn Abdil-Vehabin apo dikë tjetër prej imamëve të Islamit. Ata nuk i shpëtuan shpifjeve. Si është e mundur që të mos e dini këtë në mënyrë që ju duhet të pyesni një pyetje të tillë?

Ne i këshillojmë ata që fyejnë për njërin dhe tjetrin që ta kenë frikë Allahun.

Këta që shpifin ndaj Muhammed bin Hadit dhe el-Bukharit pretendojnë Selefizmin. Ata pretendojnë Selefizmin.

Ata shpifin edhe ndaj Rabi bin Hadi el-Medkhaliut. Ata pretendojnë Selefizmin ndërsa ata luftojnë kundër Selefizmit, dhe parimeve dhe metodologjisë së Selefizmit. Ata fshihen pas Selefizmit për ti devijuar robërit e Allahut, dhe ti tërheqin ata nga rruga e drejtë e Allahut.


1 14:10

2 14:11

3 14:12

Shpërndaje: