Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ai që e fyen Rabi el-Medkhalin është bidatçi

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=131006

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: E kemi këshilluar atë më parë që t’i përmbahet metodologjisë së Selefëve. Disa të rinj, megjithatë, janë ndarë. Disa të rinj thonë se nuk duhet ta këshillojmë atë për atë që ai ka të drejtë, por për të kaluarën. I thashë të rinjve se burri është i papajtueshëm dhe se ai e fyen Ehl-ul-Hadithin sikurse Shejkh Rabin. Ne e kemi këshilluar atë më parë.

Përgjigje: Është e detyrueshme që të bojkotohet ai. Nëse e keni këshilluar atë për shtatë vite dhe ai vazhdon të refuzojë të pranojë, ju duhet ta bojkotoni atë. Kjo është në rregull. Disa prej Selefëve kanë thënë:

“Nëse e sheh një person nga Kufa duke e fyer Sufjan eth-Theurin, ti duhet ta dish se ai është një bidatçi. Nëse e sheh një person nga Marv duke e fyer Abdullah ibn el-Mubarakun, ti duhet ta dish se ai është një bidatçi”, e kështu me radhë.

Ai që e fyen Shejkh Rabin dëshmon vetë se ai është një bidatçi i cili i do bidatçitë dhe i lavdëron pasuesit e bidateve si Aid el-Karni dhe të tjerët. Braktise atë, veçohuni prej tij, shmanguni prej tij dhe qëndroni larg tij.

Shpërndaje: