Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ai që e lexon suren el-Kehf në një të premte

Imam Abdul-Adhim bin Abdil-Kaui el-Mundhiri (v. 656)

Burimi: et-Targhib uet-Tarhib (734)

Komentues: Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Sahih-ut-Targhib uet-Tarhib (1/455)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

736 – Ebu Seid el-Khudri (radijAllahu anhu) ka transmetuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Kushdo që e lexon suren el-Kehf ditën e xhuma do ti jepet një dritë e ndriçuar mes dy premteve.” 1

Transmetuar nga en-Nesa’i2 dhe el-Bejhaki nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) dhe transmeton Hakimi si nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) ashtu edhe nga sahabiu. Ai tha: “Zinxhiri i tregimit është autentik.”

Ed-Darimi e transmetoi atë në “el-Musned” nëpërmjet Ebu Seidit i cili tha:

“Ai që e lexon suren el-Kehf natën e xhumasë do ti jepet një dritë e ndriçuar në mes të tij dhe shtëpisë së lashtë.”

Në zinxhirët e të gjithëve përveç të el-Hakimit, është Ebu Hashim Jahja bin Dinar er-Rumani. Shumica besojnë se ai është i besueshëm. Gjithë të tjetër në zinxhirin e transmetimit janë të besueshëm.


1 Autentik.

2 Nga autori mund të kuptohet se Nesaiu transmeton hadithin nga vetë profeti (salAllahu alejhi ue selem). Ai sikurse edhe el-Hakim, megjithatë, e kanë transmetuar atë edhe nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) edhe nga sahabët.

Shpërndaje: