“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Ai që e njeh Teuhidin, e din edhe vlerën e tij

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Data e fetvas: 13/4-1432 ose 18/3-2011

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Ka njerëz që thonë se ju nuk keni nevojë t’u mësoni njerëzve Teuhidin pasi që ata e dinë Teuhidin…”

Përgjigje: “Le ta pyesim atë që thotë se njerëzit tashmë kanë njohuri rreth Teuhidit. Se çfarë është Teuhidi? Cilat janë llojet e tij? Çfarë e prish Teuhidin dhe cilat janë gjërat janë në kundërshtim me të?

Së pari le të na i sqarojë këto gjëra neve.  Ai vetë nuk e di se çfarë është Teuhidi.  Nëse tregohet ndokush modest në çështje të Teuhidit, na bën të kuptojmë se ai nuk e di se çfarë është Teuhidi. Po ta dinte se çfarë është Teuhidi, do ta dinte edhe vlerën e tij dhe nevojën e njerëzve për të.”

Shpërndaje: