Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Ai që fyen Sahabët radijAllahu anhum, a konsiderohet se ka fyer edhe të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem?”
Përgjigje: “Nuk ka asnjë dyshim për këtë, sepse i Dërguari salAllahu alejhi ue selem i ka lavdëruar, i ka mbrojtur ata, ndërsa fyerjen ndaj tyre e ka ndaluar.
Prandaj, kushdo që fyen Sahabët, ai ka fyer të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem, sepse ai salAllahu alejhi ue selem i lavdëroi ata. E ndërsa ky, i përgënjeshtron dhe i tradhton ata dhe thotë se ata ishin mashtrues.
Ai i cili vepron kështu, ai ka kundërshtuar të Dërguarin salAllahu alejhi ue selem dhe e ka njollosur lavdërimin e tij ndaj Sahabëve.”