Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ai që na mashtron nuk është prej nesh

Imam Ebu Bekr Ahmed bin Muhammed el-Khallal (v. 311)

Burimi: Es-Sunneh (3/579)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Musa bin Sehl më informoi: Muhammed bin Ahmed el-Esadi na tregoi: Ibrahim bin Ja’kub na tregoi nga Ismail bin Sa’d: E pyeta Ahmedin në lidhje me fjalët e profetit :

“Ai që na mashtron nuk është prej nesh, dhe ai që na e drejton armën nuk është prej nesh.”1

Ai u përgjigj: Kjo është në formë theksuese dhe si paralajmërim. Unë nuk bëj tekfir mbi askënd tjetër përveç atij që nuk e fal namazin.


1 Muslimi (101).

Shpërndaje: