Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Fet’h-il-Mexhid (5)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A ka besim personi që thërret për ndërtimin e “urave ndërfetare” apo për “unitet ndërmjet feve”? A tregon kjo për një mangësi në besimin e tij lidhur me dashurinë dhe urrejtjen për hir të Allahut?
Përgjigje: Ky person madje nuk është musliman. Një person që beson se të gjitha fetë janë të barabarta dhe thërret për unitet ndërmjet tyre, nuk është musliman. Një i tillë nuk bën dallim mes besimit dhe mohimit, mes teuhidit dhe shirkut, mes besimtarit dhe kafirit, dhe kjo është diçka e ndaluar. Muslimani nuk mund të flasë në këtë mënyrë.
Mund të ndodhë që ndonjë person injorant të thotë atë që dëgjon prej të tjerëve, por ai që e beson me bindje këtë, nuk është musliman.