Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ai që përgënjeshtron një të dërguar i përgënjeshtron të gjithë

Imam Ibn Kethir Ed-Dimeshkij (v. 774)
Tefsir El-Kuran El-Adhim (2/724)
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Allahu -tebarek ue te ala- ka thënë:

”Por edhe banorët e Hixhrit (fisi Themud) i përgënjeshtruan të dërguarit.” El-Hixhr, 15:80

Banorët e El-Hixhrit janë populli i Themudit, të cilët e përgënjeshtruan profetin e tyre, Salihun ﷺ. E kush përgënjeshtron një të dërguar është sikur të ketë përgënjeshtruar të gjithë të dërguarit. Për këtë arsye Allahu tha se ata i përgënjeshtruan të dërguarit.

Shpërndaje: