Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh ed-Durr en-Nedhid (14)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/al_durr_%2006_04_1433.mp3
Data e fetvas: 6/4-1433ose 28/2-2012
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Cili është gjykimi për atë i cili thotë se, e di që kama është e ndaluar mirëpo unë do të vazhdoj ta marr dhe do ta përdorë atë (në shitblerje)! A do të thotë kjo se, personi i tillë e konsideron kamatën të lejuar?”
Përgjigje: ”Jo, kjo nuk do të thotë se ai e konsideron kamatën të lejuar. Ai që thotë kështu, nuk është se e konsideron kamatën të lejuar. Pra, nuk e lë të punuarit me kamatë, por vazhdon ta marr kamatën edhe pse e di se ajo është e ndaluar. Thotë Allahu:
الَّذِينَ يَأْكُلُونَ الرِّبَا لاَ يَقُومُونَ إِلاَّ كَمَا يَقُومُ الَّذِي يَتَخَبَّطُهُ الشَّيْطَانُ مِنَ الْمَسِّ
”Ata që marrin kamatën, do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet, sepse ata thonë se tregtia është njëlloj si kamataria.” 2:275
Ai që merr kamatën në këtë jetë, do të ringjallet në Ditën e Kiametit me bark të madh. Kur njerëzit të dalin nga varret dhe nisen drejt vendit të tubimit ai qohet në këmbë dhe prapë rrëzohet përtokë! Kjo, ngase barku e bën që ai të rrëzohet – Allahu na ruajttë! Kjo i ndodhë atij në emër të poshtërimit para krijesave. Pra, nuk është e lejuar marrja e kamatës.”