Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Ed-Durr En-Nadhid (12)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A zbatohen dispozitat e udhëtarit për një person që vjen në Arabinë Saudite për të punuar? Qëndrimi i tij është tashmë i kufizuar në një vit.
Përgjigje: Ai nuk është udhëtar. Ai është udhëtar vetëm gjatë vetë udhëtimit. Përderisa ai është në Arabinë Saudite për të punuar, për një vit ose më shumë, ai konsiderohet banor në atë vend. Ai nuk është udhëtar. Duhet t’i falë namazet e plota, të agjërojë Ramazanin dhe të jetojë sipas dispozitave të banorëve të vendit.