Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ai që shpif në lidhje me pushtetarin është edhe më i keq se ai

Imam Muhammed bin ‘Ali esh-Sheukani (v. 1250)

Burimi: “Raf’ul-Esatin fi Hukmil-Ittisal bil-Salatin”, fq. 455

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Një herë prej herësh, kur isha nxënës dije, isha ulur me një grup shokësh. Njëri prej tyre foli diçka keq kundër njërit prej ministrave. Unë i thashë atij: “Unë do ta bëj një pyetje, dhe të betohem në Allahun që të më përgjigjesh sinqerisht.” Ai tha: “Po.” Unë i thashë: “Kjo fjalë që del nga ti, a është për shkak të ndonjë motivi të fesë se ai ka bërë një mëkat të madh, e ka trajtuar dikë padrejtësisht apo është vetëm se ai është i pasur?” Ai mendoi për një kohë dhe tha: “Kjo në fakt është vetëm për shkak se ai është biri i filanit dhe filanit, vesh rroba të bukura, kalëron mbi kafshë nga më të mirat…” Ai përmendi disa gjëra dhe të pranishmit filluan të qeshin. Atëherë unë i thashë: “Në këtë rast ti po e trajton atë në mënyrë të padrejtë. Ti po e shpif atë në këtë mënyrë të padrejtë para Allahut. Në Ditën e Gjykimit do të ringjallesh me ata njerëz të cilët sulmojnë nderin e të tjerëve. Kjo është më keq se të sulmosh padrejtësisht pasuritë e njerëzve. Këtë e di secili njeri!”

Unë besoj se ai i cili në mënyrë të padrejtë sulmon nderin e njerëzve të tjerë, është më kokëshkretë se sa ai që në mënyrë të padrejtë sulmon pasuritë e të tjerëve. Për shkak se personi i cili në mënyrë të padrejtë sulmon pasuritë, motivohet nga dëshira për të jetuar…

Ndërsa, personi i cili në mënyrë të padrejtë sulmon nderin e të tjerëve shkon drejt humbjes dhe shkatërrimit. Kjo është diçka që i bën njerëzit e devotshëm të distancohen nga ai dhe e bëjnë atë që të humbë vlerën në sytë e atyre që kanë personalitet të lartë dhe karakter të fortë.

Shpërndaje: